Lewandowski mban në pritje Milanin dhe Juventusin, ndërkohë Barcelona ka një plan për ta mbajtur

Lewandowski mban në pritje Milanin dhe Juventusin, ndërkohë Barcelona ka një plan për ta mbajtur

Milan, për të përsëritur operacionin me fat të stilit Modric, Juventusi për t’i dhuruar vetes një goleador të sprovuar pas një viti të vështirë në repartin e sulmit; të dyja skuadrat kanë vënë në shënjestër Robert Lewandowskin që gjithsesi vazhdon të fitojë kohë për të ardhmen e tij. Sulmuesit 37 vjeçar i skadon kontrata me Barcelonën në qershor dhe në Spanjë flasin për mundësitë që polaku të qëndrojë me blaugranat të rriten. Ai që shtyn polakun për në këtë drejtim duket se është presidenti Laporta, që ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë vjetore si kompensim për heqje dorë nga disa pretendime ekonomike në momentin kur u transferua te Barcelona në vitin 2022. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, ndërkohë Lewandowski preferon të...