Hansi Flick befason: Rinovimi? Nuk është momenti për të folur, por Barcelona do të jetë klubi im i fundit

Hansi Flick befason: Rinovimi? Nuk është momenti për të folur, por Barcelona do të jetë klubi im i fundit

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, Joan Laporta në intervista të ndryshme foli për rinovimin e kontratës me trajnerin Hansi Flick. Ishte kjo një temë që u përmend edhe në konferencën për shtyp të teknikut gjerman në prag të ndeshjes me Newcastle në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Në fjalën e tij e la të kuptohet se ka nisur puna për këtë, por që ai nuk e ka me ngut pasi duhet të konsultohet me familjen e tij ‘Nuk është momenti për të folur për rinovimin-tha Flick-kemi një ndeshje shumë të rëndësishme përpara. E gjithë bota e di që jam shumë i kënaqur këtu, por duhet të flas me familjen time. Do të kemi kohë për të folur, tani nuk është momenti’....