Kuraçao vendos standarte, futbollistët flenë me familjet në Botëror

Kuraçao vendos standarte, futbollistët flenë me familjet në Botëror

Në Kupën e Botës me gra, të dashura dhe fëmijë. Kuraçao një ish koloni holandeze, po përmbys atë që prej kohësh për shumë kombëtare apo klube figuron të jetë tabu. Ndryshe nga shumë ekipe kombëtare që izolojnë lojtarët e tyre gjatë turneve të këtij lloji, shteti i vogël (158 mijë) ka vendosur të përqendrohet në diçka tjetër: shëndetin mendor dhe mirëqenien e lojtarëve të saj. Ekipi i zonës së Karaibeve është i vetmi në turne që u lejon lojtarëve të saj të ndajnë dhomat e hotelit me partnerët e tyre dhe të jetojnë me familjet e tyre çdo ditë. Për më tepër, Federata ka financuar zhvendosjen e plotë të anëtarëve të familjes për të shoqëruar ekipin gjatë gjithë garës. Post navigation