Kur mbeten edhe dy javë nga fundi i sezonit, ja situata në Abissnet Superiore. Teuta futet në vallen e mbijetesës (foto)

Kur mbeten edhe dy javë nga fundi i sezonit, ja situata në Abissnet Superiore. Teuta futet në vallen e mbijetesës (foto)

2 Maj 2026 18:30 Telesport Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 34-të, të cilat u luajtën të gjitha në të njëjtën ditë dhe orar, gara për mbijetesën është bërë më e fortë se kurrë, pasi pjesa tjetër duket e zgjidhur. Elbasani, Vllaznia dhe Egnatia kanë siuguruar zyrtarisht vendin në “Final Four”. Ekipi i katërt pritet të jetë Dinamo, që i mjafton një fitore në dy ndeshjet e fundit për ta siguruar zyrtarisht. Me humbjen e sotme në “Niko Dovana”, 0-1 ndaj Tiranës, Teuta është futur në vallen e mbijetesës. Janë 4 ekipe që renditen me nga 38 pikë, duke nisur nga Teuta, Tirana, Vora dhe Bylis. Mbyll renditjen Flamurtari me 35 pikë, por ende në lojë për mbijetesën.