Kupa e Shqipërisë: Gjysmëfinalet e kthimit premtojnë spektakël. Ja kalendari
20 Prill 2026 19:53 Telesport Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen këtë mesjavë, duke premtuar emocione dhe rivalitet të lartë, pasi gjithçka është ende e hapur pas barazimeve në takimet e para. Të mërkurën, vëmendja do të jetë te përballja mes Elbasanit dhe Egnatias, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00. Sfida e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, duke e bërë këtë duel vendimtar për sigurimin e një bilete në finale. Të enjten, është radha e supersfidës mes Vllaznisë dhe Dinamo City-t, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, gjithashtu në ora 19:00. Edhe kjo përballje vjen pas një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, çka garanton një...
Burimi:
telesport.al