Kupa e Shqipërisë/ Finale e parakohshme, në Elbasan zbresin “Demat”
Partizani luan sot ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Elbasanit, takim ky që do të nisë prej orës 16:30 në stadiumin “Elbasan Arena”, i vlefshëm për fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëri. Të kuqtë e kanë shndërruar Kupën në një objektiv kryesor për këtë sezon, teksa e shohin si rrugën më të shkurtër për të prekur Kupat e Europës, duke qenë se në kampionat rivaliteti është shumë i lartë dhe aktualisht skuadra mban vendin e pestë, me pesë pikë larg Dinamos së katërt në tabelën e klasifikimit. Në këtë situatë, kryeqytetasit synojnë të shfrytëzojnë maksimalisht çdo ndeshje në këtë kompeticion, duke e konsideruar Kupën si një mundësi të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit. Nga ana tjetër, sezoni për...
Burimi:
gijotina.com