Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet: Dinamo fiton derbin e kryeqytetit, Partizani bën surprizën në fund ndaj Elbasanit

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet: Dinamo fiton derbin e kryeqytetit, Partizani bën surprizën në fund ndaj Elbasanit

11 Shkurt 2026 18:37 Telesport Janë luajtur sot dy takimet e radhës për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, “Blutë” fituan 0-2. Rezultati u zhbllokua në pjesën e fundit të ndeshjes. Pas dy tentativave rresht që u ndalën nga shtylla, ishte Lorenco Vila që dërgoi topin në rrjetë, në herën e tretë. Në shtesë, Dejvi Bregu tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas një asisti fantastik të Klevi Qefalija. Dinamo fiton takimin e aprë 0-2 duke hedhur një hap shumë të madh drejt gjysmëfinaleve. Në ndeshjen e fundit e luajtur në “Elbasan Arena”, Partizani fitoi 0-1 ndaj verdhebluve, pas penalltisë së shndërruar në gol nga Xhuljano Skuka në minuat...