Kupa e Botës: Zvicra e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Katarit, falë një penalltie (video)
13 Qershor 2026 21:55 Telesport Luhet ndeshja e dytë për xhiron e parë në grupin B, mes Katarit dhe Zvicrës. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për zviceranët, në sfidën që po luhet në “Levi’s Stadium” në Santa Clara në Kaliforni. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Pas një ndërhyrje të gabuar të portierit të Katarit, Mahmoud Abunada ndaj mbrojtësit zviceran, Michel Aebischer dhe pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri kryesor i takimit jep penallti. Godet Breel Embolo dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 21-të, Denis Zakaria i afrohet golit të dytë për Zvicrën, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Abunada. Në minutën e 43-të, Katari kishte një shans të artë të barazonte...
Burimi:
telesport.al