Kupa e Botës/ “Gjelat” zbusin ‘Luanët e Atlasit’, Franca mposht Marokun dhe shkon në gjysmëfinale

Kupa e Botës/ “Gjelat” zbusin ‘Luanët e Atlasit’, Franca mposht Marokun dhe shkon në gjysmëfinale

Franca mposht pastër 2-0 Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. “Gjelat” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60. Mbape realizoi me një goditje të bukur nga hyrja e zonës, duke kaluar Francën në avantazh. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Osman Dembele dyfishoi shifrat. Sulmuesi francez lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës, aty ku Bono nuk mundi të ndërhynte. Pjesa e parë të takimit në stadiumin “Gillette Stadium” në Massachusetts un mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga përfaqësuesja franceze. “Blutë” e nisën sfidën me ritëm të lartë dhe krijuan rastin e parë që në minutën e 4-t, kur Dayot Upamecano provoi me kokë, por portieri Bono reagoi me...