Kupa e Botës: Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse, mbi 80 mijë tifozë në “Estadio Azteca”

Kupa e Botës: Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse, mbi 80 mijë tifozë në “Estadio Azteca”

Ka filluar ceremonia hapëse e Kupës së Botës 2026, edicioni i 23-të. Pas spektaklit, në fushë do të zbresin vendasit e Meksikës të cilët do të përballen me Arabinë Saudite. Meksikanët e drejtuar nga Javier Aguirre e nisin me këtë formacion zyrtar: Raúl Rangel, Israel Reyes, César Montes, Johan Vásquez, Jesús Gallardo, Erik Lira, Brian Gutiérrez, Álvaro Fidalgo, Roberto Alvarado, Raúl Jiménez, Julián Quiñones Arabia Saudite e drejtuar nga Hugo Broos, e nis me këtë formacion: Williams, Mbokazi, Sibsidi, Okon, Mokoena, Sithole, Mudau, Modiba, Mokoena, Rayners, Foster Ndeshja hapëse do të luhet në stadiumin “Estadio Azteca” dhe do të jenë të pranishëm mbi 80 mijë tifozë. Meksika dhe Arabia Saudite bëjnë pjesë në grupin A, bashkë me Rep. Ceke dhe Korenë e Jugut.