Kupa e Botës 2026 nis mes tensioneve politike dhe polemikave/ Çfarë po ndodh një ditë para ndeshjes hapëse
Kupa e Botës 2026 është gati të nisë, por atmosfera para turneut më të madh në historinë e futbollit është dominuar më shumë nga tensionet politike dhe polemikat sesa nga emocionet sportive. Vetëm një ditë para ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin legjendar “Estadio Azteca”, organizatorët po përballen me një sërë sfidash që rrezikojnë të lënë në hije spektaklin futbollistik. Një nga çështjet më të debatueshme lidhet me Iranin. Federata Iraniane e Futbollit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për tërheqjen e kuotës së biletave për tifozët iranianë dhe vendosjen e pengesave burokratike për delegacionin e ekipit kombëtar. Situata vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara pas konfliktit ushtarak mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Ndërkohë, në Meksiko...
Burimi:
sot.com.al