Kualifikueset për Kupën e Botës 2027: Shqipëria mbyll përgatitjet në Shkodër për sfidën e fundit në grup
8 Qershor 2026 20:45 Telesport Kombëtarja e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës “Brazil 2027” ndaj Malit të Zi, që do të luhet nesër, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Skuadra zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi. Seanca, që zgjati rreth një orë, u fokusua te vendosja taktike në fushë dhe ushtrime me ngarkesë të lehtë, në prag të sfidës së nesërme. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi gëzon gjendje të mirë fizike, me përjashtim të portieres Antigoni Hyska, e cila vijon të ndiejë shqetësime në gju dhe vijon të jetë nën monitorimin e stafit mjekësor. Takimi Shqipëri–Mali i Zi do të...
Burimi:
telesport.al