Kualifikueset për Kupën e Botës 2027, për femra: Shqipëria mposhtet edhe në ndeshjen e kthimit nga Uellsi, këtë herë me rezultat minimal

Kualifikueset për Kupën e Botës 2027, për femra: Shqipëria mposhtet edhe në ndeshjen e kthimit nga Uellsi, këtë herë me rezultat minimal

Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2027. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Groma u mposht minimalisht 0-1, pas një paraqitjeje pozitive dhe plot angazhim. Formacioni titullar ishte: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Alma Hilaj, Arbiona Bajraktari, Armera Tukaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Mikaela Metalla, Fortesa Berisha dhe kapitenia Megi Doçi. Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, duke krijuar raste të rrezikshme që në minutat e para me Doçin dhe Berishën, por pa arritur të konkretizojnë. Pavarësisht paraqitjes së mirë, Uellsi gjeti avantazhin në minutën e 25-të, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-1. Në...