“Kualifikimi fitohet në fushë”, në Itali ndjehen të turpëruar nga propozimi i Trump dhe i japin të drejtë FIFA-s

“Kualifikimi fitohet në fushë”, në Itali ndjehen të turpëruar nga propozimi i Trump dhe i japin të drejtë FIFA-s

Italia ka refuzuar kategorikisht një propozim mjaft të habitshëm për të marrë pjesë në Kupën e Botës, në vend të Iranit. Në një situatë që përzien sportin dhe diplomacinë, ideja e rikthimit të Italisë në Botëror është përfolur shpesh javët e fundit. Propozimi është bërë nga Paolo Zampolli, një bashkëpunëtor i ngushtë i Donald Trump, i cili e paraqiti argumentin për arsye sportive dhe diplomatike. Por qëndrimi i FIFA-s është shumë i qartë: nuk do të bëhen ndryshime dhe pjesëmarrja e Iranit është konfirmuar, duke i mbyllur derën përgjithmonë aludimeve të fundit. Edhe vetë italianët kanë dalë kundër këtij propozimi. Ministri i Sportit, Andrea Abodi, e mbylli menjëherë këtë diskutim, duke e quajtur një skenar të tillë “të papërshtatshëm” dhe duke i kujtuar të gjithëve...