“Kroacia ka çdo të drejtë të ndihet e vjedhur, një tjetër polemikë me VAR-in”

“Kroacia ka çdo të drejtë të ndihet e vjedhur, një tjetër polemikë me VAR-in”

3 Korrik 2026 13:46 Alfred Lleshi Ka ngjallur shumë diskutime goli i anuluar i Kroacisë në sekondat e fundit të ndeshjes me Portugalinë, i cili i dha kualifikimin në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij. Falë teknologjisë “Connected Ball Technology”, e integruar brenda topit, u vërtetua se kroati Matanović e kishte prekur topin përpara golit të Gvardiol, duke bërë që arbitri të sinjalizonte pozicion jashtë loje dhe, për rrjedhojë, të anulonte golin e mundshëm të rezultatit 2-2. Për këtë çështje ka folur edhe Zlatan Ibrahimović, i cili këto ditë po punon si komentator gjatë Kupës së Botës: “Futbolli mund të jetë jashtëzakonisht mizor. Besoj se Kroacia ka çdo të drejtë të ndihet e vjedhur. Kur anulohet një gol në...