Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

“Ju ndani, kurse ne bashkojmë”. Ky është një pasazh nga letra e gjatë e hapur e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me bilancin e Botërorit 2026, i zhvilluar në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ai ka replikuar pas kritikave për organizimin e turneut. Në mesazhin drejtuar tifozëve, por edhe kritikëve të kompeticionit, Infantino thekson se kush ka ushqyer “urrejtjen dhe zërat e pavërtetë”, ka humbur “emocionet, festimet, të qeshurat, lotët dhe gëzimin” e përjetuar nga miliona njerëz. Numri 1 i FIFA-s nënvizon se Kupa e Botës është ndjekur nga 7 milionë spektatorë nga më shumë se 200 vende në 16 qytetet pritëse, pa regjistruar episode dhune. “Zero incidente, zero dhunë, vetëm gëzim, lumturi dhe bashkim e solidaritet”, – shkruan Infantino, duke evidentuar rolin e...