Kovac i dorëzuar që tani: Nuk mendoj se mund të konkurrojmë me Bayern vitin e ardhshëm

Kovac i dorëzuar që tani: Nuk mendoj se mund të konkurrojmë me Bayern vitin e ardhshëm

Pasi përfundoi sezonin 2025-2026 të Bundesliga në vendin e dytë, 16 pikë pas kampionëve të Bayern Munich, trajneri Niko Kovac pranoi se nuk e konsideron ekipin e tij një pretendent për titullin sezonin e ardhshëm. Duke bërë një analizë të sezonit, trajneri i Borussia Dortmund shpjegoi se bavarezët janë aktualisht në një nivel të tillë sa çdo konkurrencë e drejtpërdrejtë është e vështirë. “Nuk mendoj se mund të konkurrojmë me Bayernin për titullin edhe sezonin tjetër. Sigurisht, duam të përmirësohemi dhe qëllimi ynë është të ngushtojmë diferencën me kryesuesit”, tha Kovač. Më tej, trajneri kroat shtoi: “Duhet të jemi realistë: Bayern ka shumë më tepër burime financiare dhe një numër dukshëm më të lartë lojtarësh yje sesa ne”. “Jemi një ekip i shkëlqyer, por siç...