Kosova si Shqipëria, synon të triumfojë në duelin e 26 marsit në “play-off” të Botërorit
Adriatik BALLA Në Zvicër luan një kontigjent mjaft cilësor i lojtarëve shqiptarë, që kanë peshë në ekipet e tyre në të dy ligat kryesore të këtij vendi. Ndërkohë, goli i bukur i Kreshnik Hajrizit, i shënuar me goditje me kokë, ia ka siguruar fitoren 2:1 Sionit ndaj Zurihut, të shtunën. Për mbrojtësin e Kosovës, Hajrizin, ishte goli i parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës. Ai ka edhe një asistim në 27 paraqitje. Por golat dhe asistimet nuk janë detyrë parësore e 26-vjeçarit. Ai luan në qendër të mbrojtjes dhe po paraqitet shumë mirë këtë edicion. Është i pazëvendësueshëm te Sioni, ndërsa ka munguar vetëm në ndeshjet kur ishte i suspenduar për shkak të kartonëve. Goli i së shtunës natyrisht rrit vetëbesimin e Hajrizit. Dhe...
Burimi:
sot.com.al