Kosova humbet miqësoren e parë, u mund nga Çekia 2-1

Kosova humbet miqësoren e parë, u mund nga Çekia 2-1

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në miqësoren e parë të kësaj jave. “Dardanët” luajtën sot në Pragë ndaj Çekisë dhe pësuan humbje prej 2-1. Vendasit ishin të parët që dolën në epërsi, me anë të Tomas Ladra, në minutën e 12-të të takimit. 20 minuta më vonë, çekët e gjetën edhe golin e dytë të takimit, përmes Adam Hlozekit. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, derisa në të dytën, Kosova u paraqit pak më mirë. Të besuarit e Franko Fodës arritën të gjejnë golin e zbutjes së epërsisë, në minutën e 80-të të takimit. Ishte Lindon Emërllahu që shënoi për 1-2, në portën e zbrazët. Deri në fund, Kosova më nuk pati raste të mira shënimi dhe në fund pësoi një humbje në...