Kongresi i FIFA-s në Vankuver, miratohet buxheti, Infantino shkon i vetëm në zgjedhje

Kongresi i FIFA-s në Vankuver, miratohet buxheti, Infantino shkon i vetëm në zgjedhje

Kongresi i 76-të i FIFA-s i cili po mbahet në Vankuver, miratoi Raportin Vjetor të FIFA-s për vitin 2025: Cikli buxhetor 2027-2030 parashikon të ardhura rekord prej 14 miliardë dollarësh amerikanë që do të riinvestohen në lojë. Shoqatat anëtare të FIFA-s do të kenë të drejtë të përfitojnë nga një rritje tetëfish në investimet për zhvillimin e futbollit krahasuar me programet në fuqi para vitit 2016. Investimet paraprake të FIFA-s do të arrijnë një nivel të ri rekord prej 2.7 miliardë dollarësh amerikanë. Ndërkaq është zyrtarizuarë kanditura e vetme për president e Xhani Infantinos. Ai ka fituar në vitin 2016, i rizgjedhur në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2023. Sakaq, 56-vjeçari italo-zviceran ka marrë tashmë mbështetjen e disa Federatave dhe pritet të jetë edhe...