Konferenca për media/ Maran: “Ka një bazë shumë të mirë”, tekniku kuqezi flet për risitë dhe projektin
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli në konferencë për media nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, komentoi risitë dhe rikthimet në Kombëtare, si edhe komunikimin që ka pasur me lojtarët që do të mungojnë për arsye dëmtimi. Maran foli edhe për ditët e para të punës në FSHF, kundërshtarët e muajit qershor, modulin e lojës dhe futbollistët që po ndjek nga Kombëtarja U-21. Më poshtë, konferenca e plotë për media e trajnerit Rolando Maran: Sa e vështirë ka qenë përzgjedhja e lojtarëve dhe çfarë pritshmërish keni nga emri më i ri Luis Hasa? – Do kisha dashur të ishte pak më e gjatë kjo listë. Kam dëshirë të shoh...
Burimi:
sportiim.al