Kompany: Ndaj PSG duhet të luajmë me një mentalitet fituesi, kështu shkojmë në finale
4 Maj 2026 12:39 Telesport Bayern Munich, tashmë i sigurt për titullin e Bundesliga dhe me mendjen në Champions League, barazoi 3-3 në shtëpi ndaj Heidenheim. Një tjetër ndeshje ku bavarezët rikuperuan një disavantazh të madh, për të marrë një pikë në minutat shtesë. Trajneri Vincent Kompany tha se ky mentalitet fituesi duhet at shoqërojë Bayern edhe në gjysmëfinalen e kthimit ndaj PSG. Në përballjen e parë, parizienët fituan 5-4 në fushën e tyre, ndërsa të mërkurën luhet në Mynih. “Ishte një çështje mentaliteti, vetëbesimi. Sigurisht, mund të kishim bërë shumë më mirë, por nuk duhet të harrojmë se djemtë bënë gjithçka për të shmangur humbjen. Duhet ta mbajmë këtë qëndrim edhe në ndeshjen tjetër”, tha Kompany. “Çdo gjë tjetër është thjesht çështje detajesh mbi...
Burimi:
telesport.al