Komiteti Ekzekutiv miraton propozimin e KF Partizani për ndryshimin e tapetit të fushës së stadiumit “Arena e Demave”
Një nga vendimet e marra në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv lidhet me investimin në stadiumin “Arena e Demave”. Komiteti miratoi kërkesën e ardhur nga klubi i futbollit Partizani për zëvendesimin e tapetit me bar natyral me mbjellje me një tapet me bar hibrid. Sipas kërkesës së ardhur nga klubi, kjo zgjidhje konsiderohet më e përshtatshme, për të garantuar standarde më të larta të cilësisë së fushës, qëndrueshmëri më të madhe ndaj ngarkesës së përdorimit dhe kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve sportive në stadium. FSHF ka marrë përsipër të mbulojë financimin dhe realizimin e mbjelljes së barit në fushën e stadiumit dhe sistemin e vaditjes. Në kompleksin “Arena e Demave” do të ndërtohen edhe dy fusha të tjera të miratuara tashmë. Në fushën...
Burimi:
sportekspres.com