Kombëtarja U15 fiton edhe miqësoren e dytë me moshatarët e Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja U15 fiton edhe miqësoren e dytë me moshatarët e Maqedonisë së Veriut

Edhe pse këto ditë janë karakterizuar nga temperatura të larta, kjo nuk i ka penguar disa ekipe kombëtar të moshave të përmbushin kalendarin e tyre të ndeshjeve të periudhës. Kështu, Kombëtarja U-15 regjistroi një tjetër fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar mesditën e sotme në Ohër. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gent Mahmuti zhvilloi një paraqitje shumë pozitive, duke kontrolluar lojën dhe duke konkretizuar epërsinë në pjesën e dytë. Autorët e golave për kuqezinjtë ishin Albion Qorraj dhe Santjago Përkola. Trajneri Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Romeo Hazizaj, Dejvis Mesiti, Denian Avdylaj, Elez Elqeni (C), Enea Taci, Adrian Sina, Albion Qorraj, Samuel Prendi, Besardo Ndoj, Kledi Dida dhe Elio Tavani. Pjesa...