Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet dhe është gati për Italinë

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet dhe është gati për Italinë

7 Qershor 2026 20:43 Telesport Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor ndaj Italisë U-21. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilluan seancën e fundit stërvitore para takimit, duke finalizuar detajet e fundit taktike në prag të kësaj sfide të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të ekipit. Me grupin është bashkuar edhe portieri Simon Simoni, i cili udhëtoi menjëherë drejt Italisë pas përfundimit të ndeshjes miqësore të Kombëtares A ndaj Luksemburgut, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Gjendja e skuadrës është e mirë dhe stafi teknik ka në dispozicion të gjithë lojtarët, pa asnjë problem fizik në prag të ndeshjes. Takimi miqësor Itali U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet më 8 qershor, në stadiumin “Omero Tognon”, duke...