Koha e rregullt në Budapest mbyllet në “paqe”. Finalja shkon në shtesë (video)
Koha e rregullt mes PSG-së dhe Arsenalit është mbyllur barazim 1-1, në finalen e madhe në Champions League, e cila po luhet në “Puskas Arena”, në Budapest. Finalja e zhbllokua që në minutën e 5-të. Pas një topi të marrë në anësore dhe një vrapimi drejt portës, Kai Havertz u tregua i saktë, duke dërguar topin në portën e Safonov. Në minutat në vijim, rasti më i diskutueshëm ishte ai i Bukayo Saka në minutën e 16-të, ku francezët pretenduan për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi anglez brenda zonës dhe kërkuan penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. Në minutën e 55-të, PSG kishte një mundësi të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por gjuajtja e...
Burimi:
telesport.al