Koeman karikon skuadrën: Duhet të shkojmë sa më larg në Botëror, ekipi që kemi na e mundëson këtë

Koeman karikon skuadrën: Duhet të shkojmë sa më larg në Botëror, ekipi që kemi na e mundëson këtë

5 Qershor 2026 13:14 Telesport Humbja 1-0 e Holandës në shtëpi nga Algjeria në përgatitjet për Kupën e Botës, në miqësoren e luajtur të mërkurën, ishte një thirrje zgjimi përpara se të nisen për në Amerikë. I këtij mendimi është trajneri Ronald Koeman. “Unë absolutisht e urrej humbjen; ajo ishte një ndeshje që duhej ta kishim fituar“, deklaroi Koeman para nisjes për në Amerikë: “Ne duhet t’i fitojmë këto lloj ndeshjesh në shtëpi. Ekipi që kemi dhe pozicioni ynë në renditje e kërkon këtë.” “Kur ke epërsi, nuk shënon dhe nuk e mbyll ndeshjen përfundon duke luajtur kundër vetes. Nëse ke katër ose pesë raste të pastra, duhet të shënosh. Edhe nëse kjo nuk ndodh, nuk duhet të bëhet problem e të pësosh gol”, shtoi...