“Klubi në komunitet”, FSHF zbulon projektin e ri për shtrirjen e futbollit

“Klubi në komunitet”, FSHF zbulon projektin e ri për shtrirjen e futbollit

Vijon zbatimi i mjaft projekteve të Federatës Shqiptare të Futbollit për shtrirjen sa më të madhe gjeografike të futbollit në rang kombëtar dhe rritjen e cilësisë sportive. Ndërkohë, ka plot projekte që janë në bashkëpunbim dhe të financuara nga UEFA, qoftë për profesionalizimin e klubeve, ashtu dhe mbështetjen në infrastrukturë, ku hapa tërëndësishëm përpara janë bërë gjatë viteve të fundit. Ndërkohë, së fundmi, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur Programin “Klubi në Komunitet”, një iniciativë e re që synon të forcojë lidhjen mes klubeve të futbollit dhe komuniteteve ku ato veprojnë, duke kontribuar në përmirësimin e imazhit publik të klubeve dhe rritjen e angazhimit të tifozëve. Përmes këtij programi, FSHF synon të mbështesë klubet në krijimin e një komunikimi më të strukturuar dhe të qëndrueshëm...