Klubi i njohur rezervon takim me Leao-n, por portugezi duket i pabindur për këtë transferim

Klubi i njohur rezervon takim me Leao-n, por portugezi duket i pabindur për këtë transferim

23 Korrik 2026 17:30 Telesport Mediet italiane kanë zbuluar ditën e sotme se drejtuesit e Fenerbahce do të flasin me përfaqësuesit e Rafael Leaos, për ta bindur atë për një transferim të mundshëm drejt Superligës turke. Megjithatë, vetë lojtari duket i pabindur për këtë lëvizje, pasi ka pritshmëri të tjera. Dëshira e madhe e Leao-s është të transferohet në Premier League, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare në drejtim të tij, përveç interesit të zakonshëm që është mëse normal në kohë merkatoje. Leao vendosi të largohej nga Milan, dy vjet para përfundimit të kontratës. Nga ana tjetër, klubi kuqezi ka vendosur shifrën 60 milionë euro për kartonin e anësorit portugez. Një delegacion i përfaqësuesve të Fenerbahces ka planifikuar një udhëtim në Milano....