Klubi i Elbasanit reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Në këto momente të vështira, lutjet shkojnë për familjen!

Klubi i Elbasanit reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Në këto momente të vështira, lutjet shkojnë për familjen!

Ndarja tragjike nga jeta e Fatjon Bunjakut ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë e tij, por edhe të gjithë komunitetin sportiv. Pas lajmit të rëndë, AF Elbasani ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e sulmuesit 22-vjeçar. Klubi verdheblu e cilësoi Bunjakun jo vetëm si një futbollist të rëndësishëm të skuadrës, por edhe si një njeri që përfaqësoi me dinjitet dhe krenari ngjyrat e Elbasanit. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku. Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë”, shkruan klubi në reagimin zyrtar. Më tej, Elbasani...