Klopp zbulon piketat e tij te Gjermania: Presing i lartë, guxim dhe një formacion i qartë
25 Korrik 2026 7:38 Alfred Lleshi Jürgen Klopp ka nisur zyrtarisht epokën e tij si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në konferencën e prezantimit, ai shpjegoi vizionin e tij për “Mannschaft”, duke folur për identitetin taktik, marrëdhënien me mediat dhe organizimin e punës: “Jam i lumtur, është një nder i madh për mua. Kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve, do të kemi nevojë edhe për ju gazetarët”. Ai kërkoi më shumë kujdes nga gazetarët pas rrjedhjeve të shumta të informacionit: “U habita, jo u bezdisa, nga sasia e lajmeve që dolën. Nëse përfshihet familja ime, unë largohem”. Klopp konfirmoi edhe përfshirjen e këshilltarit të tij historik Mark Kosicke, të cilin e cilësoi si një “bashkëtrajner për strategjinë”. Për stilin e lojës, Klopp zbuloi parimet kryesore: “Presingu...
Burimi:
telesport.al