Kilian Mbape bën autokritikë për formën e tij: Duhet të përmirësohem në lojën e ekipit

Kilian Mbape bën autokritikë për formën e tij: Duhet të përmirësohem në lojën e ekipit

Adriatik BALLA Kilian Mbape ka bërë një deklaratë të fortë para nisjes së aventurës së Francës në Kupën e Botës 2026, duke pranuar se duhet të përmirësojë lojën e tij në aspektin mbrojtës nëse dëshiron ta udhëheqë kombëtaren drejt titullit botëror. Kapiteni i “Les Bleus” tha se është i gatshëm të ndryshojë dhe të sakrifikojë më shumë për ekipin, duke theksuar se fitimi i Kupës së Botës mbetet objektivi i tij kryesor. Sulmuesi i Real Madridit ka qenë shpesh objekt kritikash për kontributin e kufizuar në fazën mbrojtëse, por tani duket i vendosur të ndryshojë këtë perceptim. Në një intervistë për “Le Parisien”, ku pyetjet iu drejtuan nga vëllai i tij Ethan Mbape, ylli francez foli hapur për këtë aspekt të lojës së tij. “Më...