Khedira: E di që Chiellini po vuan shumë, por Juventusi do të rikthehet i madh

Khedira: E di që Chiellini po vuan shumë, por Juventusi do të rikthehet i madh

27 Qershor 2026 11:28 Alfred Lleshi Juventusi duhet të gjejë përsëri vendin që i takon. Për këtë është i bindur Sami Khedira, i cili në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport” ka komentuar momentin delikat që po kalon klubi bardhezi, pas një sezoni të mbyllur pa kualifikimin në Champions League e ardhshme. Ish-mesfushori i Juventusit dhe Real Madridit nuk e fsheh lidhjen e tij me ambientin torinez: “Për mua Juventusi është klubi më i mirë në historinë e futbollit italian. Nuk jam në Torino dhe nuk e njoh në detaje situatën, por njoh Giorgio Chiellinin dhe e di që po vuan shumë, pikërisht si unë që jam një tifoz”. Khedira i bën thirrje klubit të riniset me durim dhe stabilitet, duke kujtuar se...