Zyrtare/ Egnatia nuk pret fundin e sezonit, trajneri Tetova largohet përfundimisht nga klubi rrogozhinas

Zyrtare/ Egnatia nuk pret fundin e sezonit, trajneri Tetova largohet përfundimisht nga klubi rrogozhinas

Edlir Tetova nuk do të jetë më në krye të Egnatias. Klubi rrogozhinas ka njoftuar këtë të diel ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, përmes një komunikate zyrtare, duke sqaruar se palët kanë vendosur ta mbyllin marrëveshjen përpara përfundimit të sezonit, ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimisht. Vendimi vjen në një moment të vështirë për ekipin, që po kalon një periudhë negative me katër humbje radhazi. Kjo ecuri ka zbehur ndjeshëm shanset e Egnatias në garën për titullin kampion në Superiore, edhe pse skuadra ka arritur të sigurojë një vend në fazën “Final Four”. Njoftimi Zyrtar: KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm të përjetuar gjatë kohëve të fundit, si edhe në mirëkuptim të...