Video/ Tensione në ndeshjen Tirana-Vllaznia. Bajrami kapet me mbledhësin e topave, Kallaku “tërbohet” me delegatin
Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte një luftë e vërtetë në fushë sa i përket ndërhyrjeve, por rezultoi e tillë edhe për përplasjet fizike. Një precedent aspak pozitiv ishte momenti kur Melos Bajrami u përlesh me një nga djemtë që mbledhin topat gjatë ndeshjes. Ky episod shkaktoi një përplasje masive mes ekipeve dhe stafeve, teksa u desh edhe ndërhyrja e trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini dhe ndihmësit Sinani, për të qetësuar situatën. Tensioni vijoi edhe në minutat në vijim, me Vllazninë, që u ndëshkua me dy kartonë të kuq. Në fund, në pamjet e siguruara nga Top Channel është dokumentuar edhe një përplasje me protagonist mesfushorin e shkodranëve, Sherif Kallaku. Mesfushori duket shumë i inatosur dhe shihet teksa ka...
Burimi:
top-channel.tv