Trajner futbolli, profesioni që në Shqipëri është më i pasigurti në Europë, zgjat vetëm 150 ditë
Vala e largimeve në Abissnet Superiore nuk njeh të ndalur, duke konfirmuar edhe një herë se stoli i trajnerit në futbollin shqiptar mbetet vendi i punës me sigurinë më të ulët në Europë. Paniku i javëve të fundit dhe objektivat e rrezikuar kanë bërë që “gijotina” e klubeve të godasë sërish sot, duke lënë të papunë Edlir Tetovën te Egnatia dhe Enkeleid Dobin te Teuta. Largimi i Tetovës vjen si një tërmet, por thellësisht i paralajmëruar nga kolapsi i pashpjegueshëm i rrogozhinasve në këtë sprint final, por edhe nga një paralajmërim i mëparshëm i të dyja palëve për largimin në fund të sezonit, por nuk u prit ashtu si u deklarua fundi i kampionatit. Të shkarkosh trajnerin kampion në fuqi pas katër humbjeve radhazi, të...
Burimi:
top-channel.tv