Teuta fiton ndeshjen vendimtare me Egnatian dhe shmang rënien direkte, rrogozhinasit e mbyllin të tretët
Teuta ka arritur të fitojë ndeshjen vendimtare me Egnatian dhe të shmangë rënien nga Kategoria Superiore. Ishte një betejë, ku u shënuan plot pesë gola, me Teutën, që ruajti thuajse gjatë gjithë ndeshjes avantazhin. Dy golat e Dacit dhe ai i Vilës, arritën të zhvlerësojnë rrjetat e Ruçit dhe Buriçit. Egnatia e mbyll e treta me 57 pikë. Teuta me shumë mundësi do të duhet të luajë në “play out”, por gjithçka vuloset pas mbylljes së sfidës së Tiranës. Teuta-Egnatria 3-2Daci 4’, 68’, Vila 57’/ Ruçi 25’, Buriç 85’ Top Channel
Burimi:
top-channel.tv