Skena të turpshme në derbin e të rinjve të kryeqytetit, fusha kthehet në një arenë masive dhune

Skena të turpshme në derbin e të rinjve të kryeqytetit, fusha kthehet në një arenë masive dhune

Rikthehet dhuna ne futbollin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena e Demave” u luajt derbi mes Partizani U18 dhe Tirana U18. Bardheblutë arritën të fitonin minimalisht me një gol të shënuar në shtesën e pjesës së parë, duke korrur një triumf mjaft të rëndësishëm, pasi vinte edhe në shtëpinë e rivalëve të mëdhenj të qytetit. Por ndryshe nga 90 minutat, fundi i ndeshjes rezervoi një moment të denjë për skenat e UFC. Pas fërshëllimës së fundit një nga lojtarët e Tiranës improvizoi një flamur me fanellën e tij dhe kërkoi që ta vendosë në qendrën e fushës, një gjest që është bërë edhe në derbin e madh të Superiores. Pikërisht ky moment ka ngjallur reagimin e lojtarëve të Partizanit, duke e shndërruar fushën e...