Përjashtimi i Trashit nga Flamurtari, Idrizi reagon në ‘Shqipëria Live’: S’dua të besoj se Trashi ka një llogari bastesh, gabimi që bëri nuk i falet
Kapiteni i Flamurtarit, Lorenc Trashi, u përjashtua nga vlonjatët, kjo pas një gabimi në ndeshjen me Bylisin, ku në minutën e fundit shkaktoi një 11-metërsh që i dha fitoren ballshiotëve. Presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka reaguar për “Shqipëria Live”, duke u shprehur se Trashi është pezulluar nga skuadra, jo për arsyet e dyshimit për ndeshje të shitura, por për të reflektuar rreth gabimit që bëri. “Do të marrim një vendim në përputhje me kontratën që zotëria ka me ne. Nuk jam nga ata që akuzojnë për shit-blerje ndeshjesh, sepse kohët e fundit kam parë një Trashi që falet. Nuk dua t’i besoj atyre që flasin për një Trashi që ka një llogari bastesh të hapur në Tiranë. Unë nuk besoj te thashethemet...
Burimi:
top-channel.tv