Partizani shkarkon trajnerin pas humbjes në derbi, ja kush do ti drejtojë tani “demat e kuq”

Partizani shkarkon trajnerin pas humbjes në derbi, ja kush do ti drejtojë tani “demat e kuq”

Oltijon Kërnaja është shkarkuar nga Partizani. Klubi i kuq e ka publikuar vendimin e befasishëm para ndeshjes që luhet në fundjavë kundër Flamurtarit. Humbja në derbin me Tiranën duket se nuk u kapërdi, duke bërë që bardheblutë të sjellin shkarkimin e dytë të një trajneri te Partizani brenda sezonit. Njoftimi i Partizanit – “FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”. Top Channel