Llogaritë/ Tirana shmang rënien direkte, Flamurtari “katastrofë”. Caktohen katër ekipet që do të luajnë në Europë
Kategoria Superiore dha disa verdikte të rëndësishme në këtë javë të parafundit. Lufta më e madhe në këto raunde finale po bëhet për rënien në të Parën dhe në ndeshjet e sotme duket se fatet u përcaktuan në një përqindje të madhe. Flamurtari vulos një sezon katastrofik, duke u kthyer menjëherë në Kategorinë e Parë pas barazimit të sotëm kundër Teutës. Vlonjatët renditen të fundit me 39 pikë, tre më pak se Teuta dhe Vora, teksa të dyja kanë avantazh në ndeshjet direkte, çka e bën të pamundur parakalimin në ndeshjet e fundit. Tirana e ka shmangur tashmë rënien direkte, çka padyshim është një gëzim i madh për bardheblutë e Shehit, pas një sezoni tejet negativ dhe të vështirë. Skuadra bardheblu mposhti sot Vllazninë dhe...
Burimi:
top-channel.tv