Lajm i madh te Partizani, nis puna për heqjen e fushës sintetike të stadiumit “Arena e Demave”. Do të shtrohet tapet hibrid

Lajm i madh te Partizani, nis puna për heqjen e fushës sintetike të stadiumit “Arena e Demave”. Do të shtrohet tapet hibrid

Merr fund makthi i fushës për Partizanin. Klubi i kuq ka nisur sot punimet për heqjen e tapetit artificial në “Arenën e Demave”, për t’i hapur rrugën shtrimit të një tjetër terreni hibrid. Fusha sintetike e stadiumit të të kuqve ishte një nga më të dobëtat në Kategorinë Superiore dhe kishte shërbyer si shkak në performancën e dobët në lojë gjatë ndeshjeve dhe dëmtimet e shpeshta të lojtarëve. Përveç fushës së stadiumit, të kuqtë kanë marrë dritën jeshile për të ndërtuar edhe dy fusha përreth stadiumit, si pjesë e kompleksit të kuq. Investimi në këto tri fusha do të financohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, si pjesë e projektit për Kampionatin Europian U21, që do të zhvillohet në sezonin e ardhshëm. Mbylljen e projektit të...