Kupa e Shqipërisë/Elbasani në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, eliminoi Partizanin
Pas Vllaznisë, ishte Elbasani skuadra që preu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Gvozdenovic eliminoi në çerekfinale Partizanin duke e mundur në Arenën e Demave me rezultatin 3-1 duke përmbysur në këtë mënyrë humbjen e sfidës së parë 1-0. Ishte një ndeshje që shkoi me kohë shtesë pasi 90 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës verdheblu. Elbasani mori avantazhin në këtë ndeshje në minutën e 25 me golin e Lajthias, por 14 minuta më vonë Të Kuqtë barazuan shifrat në 1-1 me golin e Contreras. Këtu situata ishte në favor të Partizanit, por në minutën e 49 të besuarit e Kërnajës u ndëshkuan sërish pasi Lajthia shënoi edhe golin e dytë për Elbasanin që e...
Burimi:
top-channel.tv