Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë dhe i afrohet Vllaznisë në krye

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë dhe i afrohet Vllaznisë në krye

Një duel spektakolar që kishte çdo gjë u zhvillua në Rrogozhinë, në kuadër të javës së 27-të të Superiores, aty ku Egnatia mundi me rezultatin 4-2 Teutën. Takimi nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë u shënua nga durrsakët në minutën e 25’ me Zogos. Rrogozhinasit reaguan dhe barazimi erdhi në minutën e 40’ nga Albanese, ndërsa në fundin e pjesës së parë, vendasit përmbysën çdo gjë me anë të Adjessas. Në pjesën e dytë, miqtë rikthyen edhe njëherë baraspeshën, kësaj radhe me anë të Macollit, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 54’. Gjërat u përkeqësuan për durrsakët, të cilët ngelën me 10 lojtarë në minutën e 79’, pas daljes me karton të kuq...