Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Futbolli kosovar dhe shqiptar është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri Fation Fatmir Bunjaku. 22-vjeçari, i cili kishte qenë pjesë e Kosovës U-21 dhe kishte luajtur për disa skuadra kosovare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Prishtinë-Mitrovicë. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga faqja e fshatit Samadraxhë, e cila njoftoi ndarjen nga jeta të të riut. “Njoftojmë me pikëllim se mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fation Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim. Bunjaku konsiderohej një nga futbollistët e talentuar të brezit të tij, ndërsa gjatë karrierës ishte aktiv në disa klube të futbollit kosovar ndërsa së fundmi luante për...