Egnatia mëson fatin në Champions League! Mund të peshkojë gjigantin shqiptar në turin e parë

Egnatia mëson fatin në Champions League! Mund të peshkojë gjigantin shqiptar në turin e parë

Egnatia po bëhet gati për një tjetër rrugëtim historik në arenën ndërkombëtare dhe këtë herë synimet janë më të larta se kurrë. Presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Demrozi, ka lëshuar një premtim të madh për të gjithë sportdashësit: Egnatia do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane në këtë edicion të ri. Rruga drejt këtij suksesi do të nisë nga turni i parë kualifikues i UEFA Champions League. Megjithatë, për shkak të koeficientit, kampionët e Shqipërisë do të jenë të pozicionuar në vazon e skuadrave jofavorite (unseeded), çka do të thotë se përpara do të kenë një sfidë teorikisht më të vështirë që në start. Gati lista me 14 rivalët e mundshëm: Tashmë janë zyrtarizuar plotësisht emrat e 14...