Dyshimet për tolerime dhe rezultatet e çuditshme, tifozët e Partizanit braktisën tribunën në shenjë proteste

Dyshimet për tolerime dhe rezultatet e çuditshme, tifozët e Partizanit braktisën tribunën në shenjë proteste

Ndonjëherë të mos reagosh është njësoj si të jesh pjesë e diçkaje jo të mirë që po ndodh. Elita e futbollit shqiptar në javët e fundit është karakterizuar nga rezultate të dyshuara të paracaktuara dhe tolerime të mundshme të disa skuadrave ndaj të tjerave. Deri në momentin që prokuroria nuk ka ngritur asnjë hetim, gjithçka mund të konsiderohet si një dyshim i arsyeshëm. Gjithsesi, një gjest mjaft domethënës ka rënë në sy këtë fundjavë nga grupimi ultras i tifozëve të Partizanit. U luajt Partizani-Flamurtari, e përfunduar 1-4 në “Arenën e Demave” dhe tifogrupi “Ultras Guerrils” vendosi që në shenjë proteste të linte vetëm banderolën të varur dhe të gjithë të largohen. Një gjest shumë domethënës, që pasqyron qartë atë që futbolli ynë u jep tifozëve...