Dëmtim i rëndë në shpatull, Tirana humb një sulmues për pjesën e mbetur të sezonit

Dëmtim i rëndë në shpatull, Tirana humb një sulmues për pjesën e mbetur të sezonit

Tirana humbet një opsion për sulmin. Sulmuesi Etien Tare ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe ka mbyllur sezonin. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një njoftimi në rrjetet sociale. I riu nuk e fsheh zhgënjimin dhe dhimbjen se nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Tiranën në misionin për të mbijetuar në Kategorinë Superiore në këtë sezon. POSTIMI I TARES – Për të gjithë tifozët e Tiranës. Dua të ndaj me ju disa lajme të këqija. Pas vlerësimeve mjekësore, fatkeqësisht kam pësuar një dëmtim në shpatull që kërkon kohë për rikuperim. Për këtë arsye, nuk do të mund të vazhdoj të luaj për pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik. Kjo është shumë e vështirë për mua ta pranoj, pasi gjithmonë dua...