Bardheblutë mundën Elbasanin dhe qëndruan në elitë, prefekti Shëlqim Hajdari: Tirona është kala, grabitqarët nuk ia dolën

Bardheblutë mundën Elbasanin dhe qëndruan në elitë, prefekti Shëlqim Hajdari: Tirona është kala, grabitqarët nuk ia dolën

Tirana mori sot një fitore të madhe me shifrat 1-3 përballë Elbasanit në transfertë, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore pas një sezoni shumë të vështirë. Pas këtij suksesi, ka reafuar edhe prefekti i kryeqytetit, Shkëlqim Hajdari, i cili nuk e fsheh gëzimin për fitoren dhe mbijetesën, madje i konsideron bardheblutë si fitues moralë të Superiores për shkak të vështirësive që bardheblutë kanë kaluar. “KF Tirona është Kala! Sot është një gëzim i madh për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe sidomos për qytetarët autoktonë të saj. Sepse Tirona nuk është thjesht një klub futbolli, por është identitet, markë, simbol i kryeqytetit. Nuk kam ndërmend të bëj analizën e këtij kampionati, e kanë bërë e do ta bëjne gazetarët, tekniket, federata, trajnerët. Por një gjë...