Kategoria e Parë/ Luhen ndeshjet e fundit, Kukësi triumfon me Besën dhe “shpëton”, bien Apolonia dhe Lushnja (Rezultatet+Renditja)

Kategoria e Parë/ Luhen ndeshjet e fundit, Kukësi triumfon me Besën dhe “shpëton”, bien Apolonia dhe Lushnja (Rezultatet+Renditja)

Sezoni i rregullt 2025-2026 në Kategorinë e Parë është mbyllur mes emocionesh të forta dhe rezultateve vendimtare në javën e 33-të. Pas një maratone të gjatë, verdiktet finale kanë marrë formë në 90 minutat e fundit, duke përcaktuar fatet e skuadrave si në krye ashtu edhe në fund të renditjes. Në sfidat e zhvilluara, nuk munguan surprizat dhe përmbysjet. Korabi dhe Iliria ndanë pikët në një barazim 1-1, ndërsa Kukësi triumfoi 2-1 ndaj Besës në një ndeshje të luftuar. Fitore bindëse regjistroi Kastrioti, që mposhti 4-1 Lushnja, duke dhënë një sinjal të fortë në garën për zonën “play off”, ndërsa me Lushnjen që bie në Kategorinë e Dytë. Ndërkohë, një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit u zhvillua mes Apolonia dhe Burreli, që përfundoi në...